Report TV - Artisti shqiptaro-amerikan rrëfen çelësin e suksesit, si grafik-dizajn në SHBA

2019-05-28 0

Udhëtimin e tij drejt Amerikës as nuk e kishte parashikuar. E megjithatë, situata në vend në fillim të viteve ?90 e bindi Adrian Grezdën edhe më shumë, që pas përfundimit të studimeve të larta për grafik-dizajn në Akademinë e Arteve (sot Universiteti i Arteve) karrierën dhe jetën e tij artistike ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Teksa ishte i ftuar në para studentëve shqiptarë për të dhënë një leksion rreth arritjeve të tij,nga profesor Shend Bengu (grafik-dizajn), për bashkëpunimet me kompanitë më të njohura në botë, teknologjike edhe mediatike, artisti shqiptaro-amerikan, Adrian Grezda tregon për kamerën e ?Report TV? udhëtim e nisur para tre dekadash.

?Për mua nuk ka qenë i lehtë fillimi. Mirëpo ja dola mbanë dhe mendoj se studimet e larta për grafik-dizajn më kanë ndihmuar shumë, sepse duhet të dije që të bëje një kombinim mes artit, dizajnit dhe arkitekturës?, shprehet grafik-dizajn Adrian Grezda.

Adrian Grezda në 30 vite liston një numër të gjatë projektesh, por ai na tregon se pas çdo ka një moment lumturie, ku mes tyre veçon:?Megjithatë do të veçoja disa prej tyre, si Dow Jones, GQ Magazine, Morgan Stanley, Marsh, Benjamin Moore, Rainbow Media e shumë të tjera. Unë mund të veçoj, një nga kompanitë më të famshme që prodhon kamera dhe aparate digjitalë, që ishte i një dimensioni realisht të madh?, thotë ai.

Për të sekreti i punëve, që janë të realizuara mirë është tek rëndësia që u jepet detajeve:?Janë ngjyrat, karakteret, imazhet që përzgjidhen, rëndësia që i jepet çdo detaji. Por prioritet ka ajo që klienti pëlqen?, shpjegon më tej.

Artisti shqiptaro-amerikan Adrian Grezda gjatë leksionit para studentëve shqiptarë u shpjegoi atyre se si ata mund të përforcojnë njohuritë e tyre rreth anatonomisë së një projekti.