5 maji, Lleshaj me familjarët e dëshmorëve të policisë: Dënime të ashpra për ata që cënojnë policët

2019-05-29 3

Në kuadër së Ditës së Dëshmorëve '5 Majit', ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka qënë i pranishëm në aktivitetin e organizuar në Akademinë e Sigurisë në Sauk për të kujtuar dhe vlerësuar Dëshmorët e Policisë.

Në këtë ceremoni përkujtimore perveç ministrit të Brendshëm kanë qënë të pranishëm, Drejtori i PSH, familjarët e dëshmorëve dhe të ftuar të tjerë.

Në fjalën e tij Lleshaj ka shprehur mirënjohjen për Dëshmorët e Policisë të rënë në krye të detyrës. Ndër të tjera Lleshaj ka thënë se qeveria shqiptare do të vijojë thellimin e masave për mbrojtjen ligjore të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Fjala e plotë e Lleshajt:

"Të nderuar familjarë të Dëshmorëve të Atdheut, Të nderuar punonjës të Policisë së Shtetit, Përfaqësues të misioneve të huaja. E gjithë Shqipëria nderon sot kujtimin e saj më të mirë, kujtimin e atyre burrave dhe grave që i dhanë asaj atë çka kishin më të shtrenjtë, jetën e tyre. Përgjatë historisë së tij të madhe dhe të ndërlikuar, popullit shqiptar i është dashur të paguajë një çmim të rëndë në shërbim të mbijetesës, të lirisë dhe prosperitetit. Sot përkujtojmë mijëra shqiptarë që kanë dhënë jetën si Dëshmorë të Atdheut në luftërat për liri dhe pavarësi. Por sot përkujtojmë edhe qindra dëshmorë të Atdheut nga radhët e Policisë së Shtetit, që e dhanë jetën në një luftë dhe në një front tjetër: në luftën kundër krimit, në mbrojtje të sigurisë publike, në një front të brendshëm.

Free Traffic Exchange