Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë votimit të sotëm në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, deri në orën 12 nuk ka regjistruar asnjë shkelje të rendit dhe qetësisë publike. Votimi zhvillohet në mënyrë paqësore dhe pa probleme, tha zëdhënësi i MPB-së Toni Angelovski në konferencën e sotme për shtyp.MPB apelon tek qytetarët, që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit në mënyrë paqësore dhe dinjitoze."Çdo përpjekje për prishjen e procesin zgjedhor do të sanksionohet pa kompromis"- tha Angelovski.