Report TV - Rrjeti i palestrave ‘Elite Sporting Club’ sjell konceptin danez në Shqipëri

2019-05-28 3

Elite Sporting Club është një rrjet palestrash fitnesi që së fundmi është shtrirë në Shqipëri. Qëllimi i saj është stërvitja funksionale e trupit dhe për këtë të gjithë instruktorët, ndryshe nga pelastrat e tjera, janë të çertifikuar. Përveç stërvitjes së trupit ato ndihmojnë për përmirësimin e humorit, uljes së agresivitetit, përmirësimin e kujtesës si dhe mjaft benefite të tjera.

?Ne ofrojmë një shërbim për persona që kërkojnë të kenë jetë të shëndetshme, që kërkojnë të largohen nga sëmundjet të cilat kanë të bëjnë me stilin e jetesës si diabeti, hipertensioni dhe obeziteti. Nuk kërkon shumë kohë dhe mund të trajnohet në mënyrë profesionale.?-shprehet instruktori Ledian Selimaj

Elite Sporting Club synon të bëjë diferencën me palestrat tradicionale duke trajnuar në mënyrë profesionale.

?Ne kemi zgjidhur problemin e mbipollumit të klasave në Shqipëri, duke krijuar një ëebsite shumë të avancuar në një kompani daneze. Aty vendosen limitet te klasat, por edhe për të sjellë risi të tjera si ëishlist, ku njerëzit mund të futen në klasa kur ka vende të lira dhe në ëebsite mund të gjenden edhe të gjithë CV e instruktorëve që klientët të kuptojnë me kë po stërviten.?-shprehet instruktori Arlind Selimaj.

Elite Sporting Club i kushton rëndësi edhe detajeve dhe për këtë kërkon që jo thjeshtë të stërvisë, por ta bëjë këtë në mënyrë efiçente.

?Bashkimi kardios, bashkimi i gjimnastikës dhe bashkimi i peshëngritjes është optimale, ndërsa në palestrat e tjera përdoret vetëm peshëngritja. Është stërvitje, por nuk është efiçente.?-deklaron Selimaj.

Gjatë verës klientët në palestrat e Elite Sporting Club përveç instruktorëve shqiptarë do të kenë mundësinë të stërviten edhe nga instruktorë danez.