Basha: I shkojme deri ne fund betejes se nisur

2019-05-29 0

Edhe lezhjanëve Lulzim Basha ju premtoi se do ti shkojë deri në fund betejës se nisur për ti hapur rrugën zgjedhjeve të lira dhe një qeverie që ndryshe nga ajo e Edi Ramës mendon për ta. Ai u tha demokratëve të Lezhës se Rama ka mundur ta marrë e ta mbajë pushtetin vetëm përmes frikësimit të qytetareve, një instrument që sipas tij nuk po funksionon më.

?Rama po tenton t?i mbushë mendjen shqiptarëve se Shqipëria nuk ka asnjë problem, e kuptoni se deri ku shkon çoroditja e njeriut. I ka ik truni, nganjëherë është më mirë të flasim direkt, i ka ik truni komplet, sepse, nuk po i funksionon më instrumenti kryesor me të cilin ka marrë pushtetin, shkurajimi i njerëzve, qe t?i frikësojë, dëshpërojë, t?u heqë shpresën, tu thotë se gjithçka është njësoj dhe nuk ka më mirë se ky sharlatan. Por, basti i tij për shkurajimin e shqiptarëve humbi më 16 shkurt në ditën e kryengritjes së shqiptarëve për t?i dhënë fund paligjshmërisë, instalimit të republikës së krimit".

Basha thotë se e ka vullnet për t?ia hequr nga duart paratë publike oligarkëve dhe për të mundësuar me to vende të reja pune për të rinjtë dhe rritje ekonomike.

"Sa është fatura e abuzimit të kësaj qeverie, vitin e kaluar 1.7 mld euro. Të vetmit që duhet të kenë frikë nga ardhja e PD dhe opozitës në pushtet janë ata 4-5 oligarkë të cilëve do tua marrim ato para për tua dhënë studentëve, të rinjve shqiptarë. Unë e di që kanë frikë dhe iu them bëni mirë të keni frikë sepse kjo do të bëhet me ndihmën e Zotit, bashkimin e shqiptarëve. Në fund të kësaj beteje e pret një qeveri dhe një kryeministër që do vendosë taksa më të ulëta në funksion të një prioriteti absolut të PD, punësimin, punësimin. Kjo është masa e parë stabilizuese por kemi një vizion të plotë për ta kthyer punësimin në një realitet të prekshëm".

Pas takimit në Lezhë, Bashka zhvilloi në kryeqytet një takim me pedagogë të universiteteve publike mbi çështjet e arsimit të lartë. Kreu demokrat deklaroi së ky sistem është në krizën më të rëndë në këto 29 vite. Ai premtoi dyfishim buxhetit, ku investimet do të përqëndrohen në infrastrukturën universitare, subvencionim të plotë për studentët që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë Lekë si dhe dyfishm të pagave për pedagogët.

Free Traffic Exchange