Fundi i ndeshjes Tirana-Skënderbeu në kryeqytet ka patur shumë tension në tribunën ?VIP? të ?Selman Stërmasit?. Ka qenë goli I realizuar nga Hasani në minutën e 91 ai që solli shumë gëzim në fushë, por dhunë në tribunë.
Pas disa fjalëve provokuese në distancë, djali i presidentit të Skënderbeut Gerhard Takaj dhe një tifoz i Tiranës, kanë tentuar të konfrontehen fizikisht, duke shkaktuar një rrëmujë në tribunë për disa minuta. U desh ndërhyrja e të pranishmëve, por edhe e policisë private për të qetësuar disi situatën.
Gjithsesi kjo ngjarje u përsërit edhe në vërshëllimën e arbitrit, me personat në fjalë që tentuan të konfiktoheshin edhe në brendësi të stadiumit, por këtë herë me ndërhyrjen e policisë gjithçka u shua përfundimisht.