Greqishtja gjuhë e parë në Finiq/Nacionalistët shkatërrojnë tabelat, Bashkia i vendos sërish

2019-05-29 3

Emërtimi i tabelave në Bashkinë e Finiqit është kthyer në një çështje dite në qytetin e Vlorës.

Ajo që bie në sy është se gjuha shqipe në këto tabela, është përdorur si gjuhë e dytë dhe si gjuhë zyrtare ajo greke. Kjo ka sjellë reagime të shumta në këtë zonë. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar, një lëvizje e cila ka synim ribashkimin e trojeve shqiptare në një shtet kombëtar shqiptar, ka ndërrmarë një aksion duke i shkatërruar këto tabela. Megjithatë, vetëm pak kohë më vonë, këto tabela janë rivendosur nga Bashkia.

Në ligjin "Për mbrojtjen e Pakicave Kombëtare", në nenin 15, pika 3 thuhet " Me vendim të organeve të njësive të vetëqeverisjes vendore, ku mbi 20 për qind e banorëve u përkasin pakicave kombëtare, kur ka një kërkesë të mjaftueshme prej tyre, emërtimet e njësive administrative përkatëse, të rrugëve dhe të treguesve të tjerë topografikë, krahas gjuhës shqipe, shfaqen dhe në gjuhën e pakicës përkatëse, sipas parashikimeve ligjore për vetëqeverisjen vendore".

Që do të thotë, vendosja e këtyre tabelave është në kundërshtim të hapur me këtë pikë, pasi ligji përcakton që gjuhë e parë duhet të jetë shqipja dhe gjuhë e dytë është ajo e pakicës kombëtare, në këtë rast greke.

Free Traffic Exchange