http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kreu demokrat Lulzim Basha zbriti këtë të shtunë në qytetin e Lezhës ku zhvilloi një takim me mbështetës dhe simpatizantë të PD.Në fjalën e mbajtur, Basha nuk I kurseu akuzat në drejtim të kryeministrit Rama.Teksa e cilësoi shtimin me 150 anëtarë të rinjë në PD-në e Lezhës si një arritje, Basha tha se ky është një tregues që tregon se shqiptarët po e humbin besimin tek Rama dhe po bashkohen me demokratët.?Rama nuk do Shqipërinë e zhvillimit, por të përjashtimit. Ramës i ka ikur truri, është i coroditur dhe i shkëputur nga realiteti. Ai i do njerëzit të ikin jashtë vendit, jo të rrinë këtu. Rinia po e braktis vendin, ndërsa edhe forca punëtore e mbetur është më pak e kualifikuar. Shqipëria sot është në një realitet të tmerrshëm, ku Rama dhe banda e tij janë në pushtet e vjedhin paratë e shqiptarëve me koncesione, ndërsa njerëzit e ndershëm vuajnë? Kreu demokrat theksoi se protesta e 11 majit do të jetë një përballje vendimtare për t?I dhënë fund qeverisë.?Protesta e 11 majit, përballje vendimtare. Nuk ia dorëzojmë krimit Shqipërinë?