RTV Ora - Doris Pack: Ju duhet të luftoni që politikanët të mos blihen dhe të mos blejnë

2019-05-29 0

#rtvora

Përpara të rinjve shkodranë, ndërsa referonte në Akademinë e Lidershipit mbi temen ?Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe roli i rinisë?, kryetarja e grave të partive popullore europiane, Doris Pack u ndal tek situata politike që kalon Shqipëria dhe rrezikun që i kanoset proçesit integrues.

Doric Pack: Problemi është se drejtësia është në dorë të politikës. Në momentin që kjo ndryshon atëherë do ketë një sistem drejtësie që funksionon. Keni vettingun që shpresojmë të ndryshojë dhe te shohim politikan që futen në sistemin e drejtësisë dhe janë nga partitë politike dhe ata s'kanë asnjë mundësi tjetër sepse do të duhet të dalin në gjykatë por s'ka gjykatë dhe këtë nuk e kuptoj, prandaj duhet ta zgjidhni. Duhet të ketë një ndryshim në lidhje me sjelljen sepse politika është pjesë e drejtësisë. Drejtësia nuk funksionon, është gabim.

Doris Pack: Pa një drejtësi demokracia është kukull. Ndërkombëtarët dhe qytetarët duhet të çohen në këmbë, të ngrejnë zërin dhe të ndryshojnë situatën. Njerezit ikin per nje jete me te mire dhe te sigurte jashte, kjo po ndodh ne vendin tuaj. Shpresoj të edukoheni edhe në vende të tjera, të arsimoheni dhe situata të ndryshojë në Shqipëri dhe të qëndroni në vendin tuaj. Vendi juaj ka nevojë për ju për të kontribuar dhe nëse jeni të fortë ju mund të ecni përpara. Kemi punuar që të kemi frymë Europe edhe në Shqipëri. Krijuam para disa vitesh një grup vullnetarësh dhe bëmë komisionin që duhej. Do më vinte keq që unë të rrisja nipat dhe mbesat e mia në një vend si Shqipëria. Politikanët po marrin shumë nga koha e këtij vendi dhe duhet që gjërat të bëhen siç duhet. Unë jam këtu sepse më pëlqen Shqipëria, ju dua, i them gjërat dhe kritikoj shumë. Me z.Rama kam patur diferencat e mia dhe ajo që mua më intereson është mirëqënia e qytetarëve. Nuk më interesojnë partitë dhe politika. Kush punon për mirëqënien ajo është politika më e mirë. Edhe Basha po të jetë do ti them të njëjtat gjëra.

Pack u ndal edhe tek blerja e votes dhe situata kriminale, duke folur për banda të forta edhe në vendet europiane që kanë ndikuar jo pak në imazhin e Shqipërisë. Lidhjet e tyre me politikën duhet shkëputur tha ajo.

Doris Pack: "Duhet të ndalohet blerja e votës, të bëjnë zgjedhje të drejta sepse kjo nuk ndihmon. Duhet ti nxisni dhe ti luftoni për blerjen e votave dhe ti ndaloni. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë zgjidhja, duhet të keni regjistrin elektoral që duhet të jetë i pastër. Ju duhet të luftoni që politikanët të mos blihen dhe të mos blejnë. Kishte të paktën 10 deputet që duhej të linin pozicionin e tyre për shkak të se shkuarës kriminale. Nuk mund ti jepni shanset atyre që janë të kriminalizuar që të futen në Parlament dhe kete duhet ta ndaloni. Nuk mund të blihet, nuk mund ta blejnë dhe kjo nuk është demokracia e vërtetë. Ka politikane që e bëjnë për para, natyrshëm që i duhen paratë por jo ta kthejnë në prioritet. Në Belgjikë kishte banda që krijuan një imazh shumë të keq për Shqipërinë, nuk ka mbaruar këtu,...

Free Traffic Exchange