Ndryshimet në kodin penal - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-28 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Zbardhet drafti i mazhorancës mbi ndryshimet qe propozohen ne kodin penal.Dokumenti parashikon ashpërsim të dënimeve mbi goditjet për shkak të detyrës ndaj punonjesve te policise dhe mjekeve, per rastet e dhunes ne stadiume dhe disa ndryshime në nenet per krimet mjedisore dhe sigurine ushqimore.Kuvendit i propozohet që godtija ndaj policit ose mjekut të dënohet nga 1 deri në 5 vite burgim.E njëjta masë propozohet edhe për dhunën në sport në rastet e gotitjes së arbitrave, trajnerëve apo sportitëve.Edhe masa e dënimit për organizimin e lojrave të fatit të palejuara parashikohet të rritet ndjeshëm, nga 2 deri në 5 vjet burgim, nëse në lojë marrin pjesë persona nën moshën 18 vjeç.11 deputetët që kanë firmosur propozimin për ndryshimet në kodin penal, kërkojnë që të rritet edhe masa e dënimit për armbajtjen pa leje nga 5 deri në 7 vjet.Mashtrimi me produktet ushqimore apo falsifikimi i datave të skadencës kur sjell pasoja të rënda për shëndentin e konsumatorit propozhet të dënohet nga 3 deri në 10 vjet burgim.Sa i takon krimeve mjedisore për ndotjen e ajrit, tokës, apo për dëmë të pakthyeshme të ekosistemit, faunës dhe florës propozohen dënime nga 1 deri në 5 vjet burgim.Projekligji parashikon edhe dekriminalizimin e gabimit mjekësor në rastet kur pasoja nuk vjen si rezultat i neglizhencës së mjekut.