Çfarë po ndodh në Tiranë?! RENEA dhe agjentët me snajper aksion tek 'Komuna e Parisit'

2019-05-28 2

Një operacion që ende vijon i forcave speciale të Policisë, është duke u zhvilluar në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit. Forcat RENEA, edhe agjentët me snajper janë duke kryer një aksion për kapjen e një personi të shumëkërkuar. Ende nuk ka detaje nga ky aksion i cili duhet theksuar se është ende në zhvillim.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, nga terreni raporton se kanë qenë informacionet e qytetarëve se një person që ishte në kërkim fshihej prej disa javësh në një pallat në këtë zonë. Policia kreu kontroll në katin e fundit të pallatit në fjalë, aty ku flitej se fshihej i kërkuari, por deri më tani policia nuk ka gjetur asnjë person.

Gazetari Rusta tha për Report Tv se dyshimet janë se kemi të bëjmë me një person që është në kërkim si i përfshirë në vrasje.Në këtë operacion RENEA ka shoqërua rnjë person por nuk dihet nëse ai është personi i kërkuar apo ndonjë bashkëpunëtor i tij.

Free Traffic Exchange