Premtimet deliruese të Bashës: Shqipëria, inkubatori më i madh në Ballkan për TIK

2019-05-29 0

Në qytetin e Lezhës, Basha dha edhe premtimet elektorale dhe ndryshimet e para që do të bënte, sapo të vinte ai në pushtet. Basha ka cekur të gjitha fushët që nga arsimi, bujqësia e blegtoria, ekonomia. Basha tha qeveria e tij do ta shndërrojë vendin tonë inkubatorin më të rëndësishëm Teknologjisë së Informacionit në Ballkan.

"Do heqim taksën nga karburantet. Taksat më të ulëta, çmimin më të ulët të energjisë dhe punësimi prioritet absolut i PD. Të nisim trajnimin në fushat profesioniste të të rinjve në fushën e teknologjisë së Informacionit. Laboratorë më kompjuter dhe internet në shkolla. Vetëm 50% e nxënësve në auditor dhe 50% në praktikë. Ne e kemi këtë vizion. Gjithë infrastruktura e universiteteve të rinovohet krejtësisht brenda dy viteve dhe e konvikteve. Në planin tonë kërkohen 75 mln euro. Ndërsa sot është shpenzuar 1.7 miliard euro. Do ua marrim këto para oligarkëve që vjedhin. Brenda 4 viteve të para, mijëra mundësi për profesionit të të gjitha fushave, do e kthejmë këtë vend në inkubatorin më të rëndësishëm të informacionit. në Ballkan udhëheqëse në fushën e TIK. Për infermierët pagat do t'i bëjmë 700 euro. Do ulim naftëm me 30 lekë, do sjellim në Shqipëri taksën e sheshtë", tha Basha.