Shqipëria po numëron gjithmonë e më shumë turistë të huaj që e vizitojnë edhe jashtë sezoneve. Gjatë prezantimit të kalendarit të festave lokale në Ishull Lezhe kreu i qeverisë bëri me dijë se vetëm në 4 muajt e parë të këtij viti vizitorët e huaj janë më të shumtë krahasuar me një vit më parë.
Kryeministri nuk kurseu as ironinë për protestat e opozitës për të cilat u shpreh se mund të bëhen pjesë e kalendarit të festave.
Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi e vuri theksin tek përmirësimi i shërbimit, i cili ka ardhur në rritje dhe se tashmë Shqipëria ofron edhe hotele me 5 yje.
Tv Klan