Shëndeti i gruas, nënës dhe fëmijës/ Kongresi i gjinekologjisë në Tiranë

2019-05-28 1

Shëndeti i gruas, nënës dhe të porsalindurve ishte në vëmendjen e kongresit ndërkombëtar ?Avancimet në obstetrikë-gjinekologji dhe ultra-tinguj". Me anë të ligjëratave të mjekëve, ky kongres synon të ofrojë një profesionalizëm të lartë klinik në fushën e shëndetit të gruas.

E pranishme në Kongres zëvendësministrja e shëndetësisë Mira Rakacolli e cilësoi atë si të nevojshëm, pasi trajton tema bashkëkohore të cilat trajtojnë problem që hasen edhe në vende të tjera në fushën e obstetrikë-gjinekologjisë.

Standardizimi i kujdesit shëndetësor, përmirësimi i sëmundjeve dhe vdekshmërisë maternale e perinatale ishin disa prej objektivave të këtij kongresi.