PBDSH ankimon regjistrimin e ' Bindja Demokratike': KQZ shkeli ligjin me urdhër politik

2019-05-29 0

Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar ka ankimuar vendimin e KQZ për regjistrimin në zgjedhje të Bindjes Demokratike, me argumentin se është shkelur ligji me urdhër politik. Në dokumentin e siguruar nga gazetari Elis Memelli, që mban datën 01.05.2019 thuhet se kjo parti i është drejtuar Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit, pasi është cenuar rëndë barazia mes partive pjesëmarrje në zgjedhje, madje edhe vetë legjitimiteti i tyre.

Duke cituar nenin 64, PDSH thekson se 'Bindja Demokratike' nuk ekzistonte si parti politike deri më datën 23 prill, që përkon me afatin e fundit të regjistrimeve të partive në KQZ. Nisur nga kjo, theksohet se BD është regjistruar në Gjykatë, por vendimi i saj nuk ka marrë formën e prerë, çka sipas tyre, e bën të paligjshme regjistrimin e saj në zgjedhjet e 30 qershorit.

Në vëmendje sillet edhe rasti i Partisë Civile, i cili u kundërshtua me shumicë absolute nga KQZ, sepse regjistrimi i saj nuk kishte marrë formë të prerë.

Sipas tyre, KQZ ka marrë "urdhër politik", prandaj e regjistruar partinë e drejtuar nga Astrit Patozi, në kundërshtim të hapur me ligjin.