Nis fushata për zgjedhjet në Parlamentin Europian - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-28 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Partitë politike në gjithë Evropën kanë nisur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet më të rëndësishme të unionit, që do të mbahen nga data 23 deri në 27 maj.Më shumë se 400 milionë njerëz në 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe 50 milionë britanikë që duhej të largoheshin nga blloku, do të votojnë për zgjedhjen e 751 anëtarëve të Parlamentit Europian.Deputetët e rinj me mandat 5 vjeçar, do të shqyrtojnë dhe miratojnë ligjet e propozuara nga Komisioni Europian, të cilat më pas, sipas legjislacionit, duhet të miratohen nga qeveritë e vendeve anëtare të BE-së.Çështjet më kryesore dhe më të debatueshmet janë shpenzimet, ndryshimet klimatike dhe të drejtat e punës. Nacionalistët në vendet lindore si Hungaria dhe Polonia fajësojnë BE-në për rritjen e numrit të refugjatëve që ka ardhur duke u shtuar që nga viti 2015. Nga ana tjetër, Federalistët mendojnë se vetëm bashkëpunimi mund të vërë nën kontroll emigracionin.Megjithatë pavarësisht pjesëmarrjes në votime, lufta e vërtetë për pushtet do të bëhet pas përfundimit të zgjedhjeve. Pasardhësi i presidentit te Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, pritet të jetë një kandidat i partisë fituese. Gjermania dhe Franca kanë një rol më të madh në këtë betejë.Nga ana tjetër qëndrimi i britanikëve do të favorizonte euroskeptikët dhe do të dëmtonte Partinë Popullore Evropiane. Një gjë e tillë, mund të krijojë një pakicë më të forte në BE që mund të shkaktojë pengesa në procesin legjislativ të Unionit.Deri tani sondazhet tregojnë se e djathta ekstreme mund të rrisë numrin e deputetëve të saj, por asnjëra palë nuk pritet të shënojë një fitore të thellë në këto zgjedhje.