RTV Ora - Kartat e reja të ID, Ministria e Brendshme: Aplikoni përpara dhjetorit

2019-05-29 1

#rtvora

Për të shmangur radhët e gjata në sportele, zv. ministrja e Brendshmë kërkon nga qytetarët të cilëve u skadon apo i kanë në proces skadimi kartat e identiteteti, të aplikojnë sa më parë për një të re. Kjo, sipas saj, për të shmangur radhët e gjata në dhjetor, kur është edhe afati i fundit për të aplikuar.

Ministria e Brendshmë apelon qytetarët që të fillojnë të aplikojnë për kartat e reja të identitetit dhe të mos presin dhjetorin, për të shmangur fluksin.

Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, tha se kohët e fundit është vënë re një ulje e numrit të aplikuesve për karta identiteti, pas shtyrjes së afatit në fund të vitit.

Voda: Kemi vënë re një ulje të fluksit të kartave të identitetit kohët e fundit, kjo ndoshta dhe për shkak të vendimit të qeverisë për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë. I bëjmë thirrje qytetarëve të vinë dhe të aplikojnë, të mos e lënë për në momentin e fundit, për në dhjetor, pasi do të ketë një fluks tjetër të madh, lëshimi i pasaportave biometrike. Kjo do të vështirësojë pajisjen me karta identiteti.

Deklaratat u bënë gjatë inspektimit të zyrave të aplikimit për kartat e identitetit në Njësinë Administrative Nr. 8 e 9 në kryeqytet.

Ndërkohë, vendimi për të shtyrë në fund të vitit aplikimet për ID të re, erdhi pas krijimit të radhëve të gjata në sportele.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kartat-e-reja-te-id-ministria-e-brendshme-aplikoni-perpara-dhjetorit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz