Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla ishte ditën e sotme në Roskovec, në ceremoninë e 10-vjetorit të vrasjes së ish-deputetit të PS Fatmir Xhindi. Nga kjo ceremoni, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla deklaroi se drejtësia e re do e zbardhë vrasjen e Xhindit.
?Ne nuk e kemi harruar detyrën që ka lënë pas largimi i Fatmir Xhindit. Jemi të keqardhur që institucionet e asaj kohe nuk reaguan për ta zbardhur çështjen. I bashkohem thirrjes së Andiel Xhindit. Drejtësia e re që po lind do të zbardhë këtë çështje dhe kushdo që guxoi të ngrinte dorë mbi deputetin e Partisë Socialiste do të marrë dënimin e duhur?, deklaroi Balla.
Anduel Xhindi i cili është deputet i PS-së kërkoi të gjenden autorët e vrasjes së babait të tij.
?U bënë 10 vjet nga ndarja nga jeta e babait tim dhe drejtësia nuk e ka thënë fjalën e saj. Na mundon pyetja kush e vrau dhe pse e vrau Fatmirin?! Iu bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të zbardhin ngjarjen që shpirti i tij të jetë në paqe dhe ne të jemi të qetë?, tha Anduel Xhindi.