Në vijim të aksionit të saj politik, opozita protestoi pasditen e së enjtes në të 12 qarqet e vendit. Protestuesit bllokuan për gati 2 orë akset kryesore me thirrjet ?Rama ik? duke shpalosur pankarta dhe djegur goma makinash.
Nuk munguan edhe incidentet. Në Fier dhe Kukës protestuesit u përplasën me policinë, pasi kërkuan të zhvendosnin protestën. Ndërsa këta të rinj nga Kosova i kaluan kështu orët e bllokuara në trafik në Rrugën e Kombit.
Në Durrës momente tensioni pati kur një autoambulancë tentoi të kalonte mes turmës. Ndërsa në Gjirokastër, policia shoqëroi disa persona me akuzën e tubimit të paligjshëm, mes tyre edhe kreu i Partisë Demokratike të Tepelenës. Opozita do të protestojë sërish në 11 Maj në Tiranë, në një tubim kombëtar.
Tv Klan