Report TV -Protesta e Opozitës nëpër akset rrugore të vendit

2019-05-28 0

Në Kukës demokratët kanë bllokuar rrugën e Kombit duke paralizuar qarkullimin e automjeteve.

Të bllokuar kanë mbetur edhe një grup maturantësh nga Kosova që ishin nisur për në Shqipëri, të cilët në pritje të zhbllokimit të rrugës ia kanë marrë këngës dhe valles në rrugë. Bllokimi i aksit rrugor në Kakavijë-Gjirokastër ka krijuar probleme të mëdha në qarkullimin rrugor. Ndërkohë në këtë protestë ka patur edhe një incident, ku një zonjë e moshuar nuk ka rënë dakort me bllokimin e rrugëve që po bënë opozita.

Sipas zonjës në fjalë pushteti nuk merret me dhunë. Ajo ndër të tjera u ka thënë simpatizantëve të PD-së e LSI-së që të lirojnë rrugën.

?Kush e organizon këtë? Unë të bëj urinën në shkurre? 90 vjeçe? Turp! Vota nuk merret me dhunë. Hajde re vlla na hapni rrugën, kur do e hapni rrugën??, thotë qytetarja. Më pas hapja e rrugës është kërkuar edhe nga ana e policisë.