Lulzim Basha u ka bërë thirrje qytetarëve që të bojkotojnë ekranet që bëjnë propagandë kundër opozitës, ndërsa i krahasoi me oligarkët dhe kriminelët. "Largim të Ramës, zgjedhje të lira. Në 11 maj, ditën e shtunë do të kemi protestën e katërt kombëtare në më pak se te muaj, po të mos ishte për bashkimin tonë, sot Shqipëria do të bëhej gati të vendoste duvakun e vendeve aziatike që i nënshtrohen dhunës, sundimit pa ligj, pa drejtësisë, diktatorëve. Këta sheh Rama dhe frymëzohet, cfarë kanë ata më shumë se unë? Rezistenca jonë ka dhënë një mesazh; Rama i ke bërë hesapet pa popullin, largimi është thjesht cështje kohe. Iu bëj thirrje ta vijojmë ditë për ditë betejën tonë. Deri sa në Shqipëri ti jepet fund drejtësisë së kapur beteja do të vijojë orë e minutë dhe do të shtrihet në cdo qytet dhe fshat.
Ju ftoj ta kulmojmë të shtunën më 11 maj në Tiranë, ndërkohë që cdo minuta deri atëherë jemi të vendosur për të mos bërë asnjë hap pas, por vetëm hapa para. Shërbëtorucët e ekraneve qeveritare i dalloni fare lehtë. Në ekranet e tyre, të njollosura nga paratë që u grabiten shqiptarëve dhe u jepen pronarëve të këtyre ekraneve, bëhet propagandë nga mëngjesi në darkë kundër bashkimit të shqiptarëve, kundër tiranisë, bëhet propagandë kundër opozitës, shpiken sebepe pse qëndresa jonë po shqetësoka qytetarët dhe qarkullimin e tyre, vetëm për shkakun se pronarët e këtyre televizioneve marrin miliona euro të vjedhura nga xhepat tuaj, drejtpërdejt nga Edi Rama dhe i shërbejnë Edi Ramës, duke u munduar të këndojnë këngën e vjetër të përçarjes. Turp për ta! Dua t?i paralajmëroj sot se, përveç shërbimit që i bëjnë padronit të tyre, njësoj si oligarkëve, njësoj si kriminelëve, shqiptarët nuk do t?ua falin! Mos i mërrni shqiptarët për budallenj! Ekranet tuaja janë të djegura. Bojkoti ndaj jush është përgjigja më të cilën shqiptarët do t?ju kthejnë reston.