Largimi i kryeministri Edi Rama është çështje kohë u shpreh kryedemokrati Lulzim Basha teksa nga Elbasani përmbylli me një falenderim protestën e opozitës që për një orë e 30 minuta bllokoi rrugët në 12 akset kryesore. Ai tha se kulmimi i aksioni opozitar do të jetë më 11 maj në protestën e katërt kombëtare në më pak se tre muaj, që do të mbahet në orën 18:30 para kryeministrisë.
"Largimi i tij është çështje kohe. Ta vazhdojmë ditë për ditë betejën tonë. nuk ka kauzë më të drejtë se kjo që luftojmë sot. Beteja do të vijojë orë e minutë, beteja do të bëhet anembanë vendit, në çdo fshat, qytet, në çdo rrugë. Ju ftoj ta kulmojmë këtë betejë më 11 maj, në Tiranë. Çdo orë dhe çdo minutë deri në 11 Maj armata e lirisë është në këmbë, për të mos bërë asnjë hap pas", tha Basha.