Në Kukës demokratët kanë bllokuar rrugën e Kombit duke paralizuar qarkullimin e automjeteve. Të bllokuar kanë mbetur edhe një grup maturantësh nga Kosova që ishin nisur për në Shqipëri, të cilët në pritje të zhbllokimit të rrugës ia kanë marrë këngës dhe valles në rrugë.