Protestat, Felaj: Nuk janë më popullore, do shkojmë në zgjedhje në 30 qershor

2019-05-28 0

#rtvora

Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj e ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora deklaroi se protestat e opozitës nuk janë më protesta popullore, ndërsa theksoi se opozita duhet të respektojë rregullat, pasi do të ketë ndëshkime, tashmë me ndryshimin e kodit zgjedhor.

Deputetja socialiste shtoi se zgjedhjet lokale do të zhvilllohen në 30 qershor dhe kjo nuk ka mëdyshje.

Ermonela Felaj: Sjelljet e tyre nuk kanë asnjë lloj risie, janë sjellje degraduese. Për ne nuk janë sjellje të panjohura. Janë sjellje të njohura edhe më përpara. Tani më i ka ikur epiteti i një proteste popullore. Edhe ciniku më i zjarrtë do të pranonte që nuk janë më protesta popullore, sepse nuk mund të bëhet me grafikë. Nëse do kishte revoltë popullore nuk do kishte grafikë dhe as orë. Opozita do duhet të respektojë rregullat. Ata po tentojnë të luajnë me durimin e mazhorancës dhe të njerzëve.

Ne do të shkojmë në zgjedhjet lokale. Nuk i cakton as PS, as PD dhe as LSI. Ne do shkojmë pa asnjë lloj mëdyshje drejt kësaj date.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/protestat-felaj-nuk-jane-me-popullore-do-shkojme-ne-zgjedhje
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange