Një pasuri kombëtare, rrezikon të dëmtohet nga ndërtimi i HEC-i të ?Gurrës? . Shqetësimi është ngritur nga banoret e fshatit Madhesh i cili ndodhet në pjesën e vargmaleve të Skënderbeut, ku dhe ndahen dy njësitë administrative të Matit dhe Kurbinit. Banoret të cilët janë ngritur në protestë thonë se në zonën e tyre ka nisur ndërtimi i një hidrocentrali nga kompania ?ULËZA SHPK? i cili po dëmton natyrën dhe do lërë pa ujë të pijshëm dhe vaditës të gjithë fshatin. Sipas banoreve zbatimi i këtij projekti ka nisur pa u konsultuar me komunitetin.
"Vjen një firmë private dhe do të përdor ujin për nevoja personale, kur nuk ka bërë asnjë konsultë me popullin. Ne jemi kundër ndërtimit të këtij HEC-i", tha një banor.
"Vijnë dhe bëjnë gërmime dhe as nuk lajmërojnë, as nuk e dimë se ça do të bëjnë", tha një tjetër.
Ndërkaq banorët e këtij fshati shprehen se u kompania e cila do të ndërtoje këtë HEC ka falsifikuar dokumentet.
"Shqetësimi jonë është që një firmë, në bashkëpunim me ish-kryetarin e Komunës, nga 2012-2016 kanë bërë fshehurazi këtë projekt me dokumente falso, duke u marrë deklarata "vesh e më vesh" banorëve që ne po na e marrin ujin për ta çuar në Bushkash. Ne këtë ujë e kemi përdorur brez pas brezi, të gjithë si lagje, 6 fise", u shpreh banori.
Banorët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave nëse nuk do të reagojnë institucionet për pezullimin e këtyre punimeve që po dëmtojnë rëndë këtë fshat me bukuri natyrore. Procedurat për zbatimin e këtij projekti kanë nisur që në vitin 2012, ndërsa miratimi është dhënë në vitin 2016-të.