Ekipi i Partizanit në Volejboll për meshkuj ka fituar edhe finalen e dytë ?play-off? kundër Vllanisë dhe është shumë pranë titullit kampion. Në takimin e zhvilluar në pallatin e sportit ?Asllan Rusi? ndeshje ishte tepër emocionuese dhe zgjati 5 sete, duke përfunduar 3-2 në favor të kuqve.
Seti i parë ishte një domin absolut i të besuarve të Ylli Tomorrit që e mbyllën 25-15 me pikë, ndërsa i menjëhershëm ishte edhe reagimi i ekipit shkodran, teksa në setin e dytë fituan 16-25. Vllaznia mori zemër dhe arriti të përmbyste rezultatin me sete duke fituar edhe të tretin, por në setin e katërt Partizani tregoi dhëmët dhe barazoi 2-2.
Në setin e pestë që vulosi gjithçka, të kuqtë u treguan më të saktë dhe freskët, duke fituar 15-11. Në fund skuadra e kuqe merr frymë lirisht dhe feston fitoren e dytë, ndërsa ekipit shkodran i duhet një mrekulli, që duke parë dy finalet e para nuk duket e pamundur pasi shkodranët kanë treguar shumë karakter.
Ndeshja tjetër finales mes Vllaznisë dhe Partizanit do të zhvillohet në Shkodër me datë 4 maj ora 19:00.