Vrasja e Admir Muratajt në Rinas, familjarët padisin Policinë - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-28 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Familjarët e Admir Muratajt kanë ngritur kallëzim penal ndaj efektivëve të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.Avokati Arbër Hoxhaj, në emër të familjarëve të Admir Muratajt ka depozituar paraditen e së enjtes kallëzim penal ndaj Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, duke kërkuar hetim për vrasjen e të afërmit të tyre.Admir Murataj mbeti i vrarë pasditen e 9 prillit, pas grabitjes së vlerave monetare brenda aueroportit të Rinasit, ndërsa ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017.