#rtvora
Gjermania do të japë mbështetjen pro hapjes së negociatave të integrimit me shqipërinë në shtator, ndërsa Franca ende nuk ka një qëndrim. Kjo është deklarata e dhënë nga kryeministri Edi Rama menjëherë pas kthimit nga samiti i Berlinit. Në fjalën para grupit parlamentar ai ka akuzuar opozitën dhe median për shpërndarje të lajmeve të pavërteta, teksa theksoi se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve.
Pas kthimit nga Samiti i Berlinit, kryeministri Edi Rama e nisi fjalimin e tij para grupit të PS me kritika ndaj opozitës dhe medias.
Megjithatë kreu i qeverisë pranoi që në qershor nuk do të ketë një vendim për hapjen e negociatave për Shqipërinë.
Gjermania, sipas tij, do të vendosë në shtator, ndërsa Franca ende nuk ka një vendim për shkak të zgjedhjeve në Parlamentit Europian.
Në këtë mbledhje të grupit, kryesocialisti Rama nuk e përmendi më fjalën dialog me opozitën, madje ai mohoi që Gjermania dhe Franca t?i kenë kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve vendore.
Sinjale jo pozitive për opozitën vijnë nga BE. Sipas Ramës, damkosja në gjuhë të huaj nuk dëgjohet më nga ndërkombëtarët.
Me dyer të mbyllura Rama u ka kërkuar drejtuesve të qarqeve që të vendosin kandidatët më të mirë për kryebashkiakë në 61 bashkitë e vendit, ndërsa ju ka ndaluar vendosjen e këshilltarëve bashkiakë me lidhje nepotike me kryetarët e bashkive.
Lista e plotë me kandidatët socialistë pritet të bëhet publike me 13 maj, kur përfundon edhe afati për dorëzimin e tyre në KQZ.
Kryeministri Edi Rama sqaron Samitin e Ramës, çfarë u tha në mbledhjen e grupit
Dezinformimi- Nuk kisha parë kurrë më parë dizinformim, keqinformim dhe keqpërdorim më të madh politik dhe mediatik të një ngjarje politike ndërkombëtare ku kam qenë pjesëmarrës sesa terësia e marrëzive dhe ligësive që e shoqëruan dhe pasuan në pasqyrat e mediave shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë këtë Samit.
Samiti nuk kishte asnjë lidhje me negociatat për anëtarësim të Shqipërisë apo Maqedonisë së Veriut në BE, nuk ishte as një samit për çështjen e integrimit europian në Ballkanin Perëndimor. Deklarata e Samitit nuk kishte asnjë fjalë për temën e zgjerimit të BE, sepse tema e Samitit ishte bashkëpunimi rajonal dhe një pikë e veçantë ishte dialogu Kosovë-Serbi.
Në të njëjtën kohë para Samitit, kancelarja Merkel kishte dy takime bilaterale me kryeministrin Zaev dhe mua ku do të flitej, siç edhe u fol, lidhur me çështjen e negociatave për anëtarsim mes dy vendeve tona dhe BE.
Por si edhe herë të tjera më parë në vigjilje të vendimmarrjes së Gjermanisë qoftë për statusin e vendit kandidat disa vjet më parë, qoftë vjet për çeljen e negociatave unë nuk shkova në takim për tu njohur me vendimin e Gjermanisë në zyrën e kancelares. Dihet botërisht që vendimmarja e Gjermanisë kalon nëpërmjet Bundestagut gjerman dhe kancelarja e Gjermanisë nuk e thotë kurrë fjalën e fundit të parën aq më tepër pa dalë ende raporti i KE me rekomandimin përkatës.
Gramafonët dhe filxhanët e Tiranës që gjëmuan dhe lajmëruan kobin e zi të mbyllje...