Siguria ushqimore/ Rama: Burg ndaj abuzuesve - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-28 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS , kryeministri Edi Rama ka folur në për skandalin me sigurinë ushqimore.Në fjalën e tij shefi i qeverisë ka theksuar se deri tani janë gjobitur ata që kanë shkaktuar këto dëme, por tashme masat do të jenë më të ashpra, deri në burgosjen e tyre. ?Produktet tona bujqësore janë të shëndetshme dhe për këtë mjafton një fakt në 300 mijë tonë produkte bujqësore të eksportuar në BE, asnjë kamion i vetëm është kthyer për shkak të cenimit të standardeve evropiane të sigurisë ushqimore, por ka fatkeqësisht individë edhe subjekte që kryejnë krime kundër shëndetit të njeriut, ia kanë hedhur 30 vjet me gjoba që nuk janë asgjë krahasuar me fitimin e tyre?.Ndër të tjera Rama ka komentuar sërish zgjedhjet vendore, ku ka ripërsëritur vendimin e tij se opozitën e gënjen mendja se do të ndalojë procesin.?Kujtuan se do tronditnin Evropën e Amerikën duke djegur mandatet e duke veshur jelekët, por në këmbim kanë marrë refuzimin enjë maskaradë të pashoqe, e po vazhduan kështu dp të marrin edhe izolimin total nga gjithë bota demokratike, kujtojnë se do ngremë njerëz për të djegur godinat e institucioneve duke shpresuar se do të prodhojnë dëshmorë në revolucionin e tyre imagjinarë. Se në kohën e tyre u përgjigjshin me kallashnikov por gjetën disa të verbër që janë në burg për faj të tyre. I gënjen mendja se do ndalojnë zgjedhjet vendore se ende kujtojnë se do të gjejnë budallenj që të shkojnë me këmbët e tyre burgjeve. Nuk kanë gjtur asnjë budalla nëpër botë që jo ti mbështesë për jo ti kuptojë. E meqë në gjithë broçkullat që u thanë në samitin e Berlinit u tha se mua do më kërkonin shtyrjen e zgjedhjeve apo do më tërhiqnin veshin për mospjesëmarrjen e të arratisurve, nuk më zuri veshi, asnjë kapje të kësaj natyre, por asgjë, zero. Në demokraci askush nuk ëhstë i detyruar të hyjë më zor në zgjedhje, nuk është detyra e qeverisë të fusë me zor ë zgjehdje ata që nuk duan?.