Negociatat, Zaev: Presim të hapen në qershor ose në korrik - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-28 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev është i bindur se data për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian do të jetë në qershor ose korrik dhe jo më vonë.Pas takimit në Berlin me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez Emanuel Macron, Zaev nuk e fshehu optimizmin për nisjen e negociatave këtë verë.Pra, ne presim që këtë verë të marrim përgjigjen, qershor, korrik. Gjithçka varet nga Parlamentit Evropian dhe nga zgjedhjet, por besoj se në qershor ajo mund të përfundojë. U ktheva nga Berlini me shumë optimizëm edhe pse vetë konferenca ishte për Serbinë dhe Kosovën.Sipas kreut të qeverisë Maqedonia e Veriut i ka përmbushur të gjitha kushtet për të marrë një vendim pozitivKatër kushtet që na i kanë vendosur, luftën kundër korrupsionit dhe krimin e organizuar, reformat në drejtësi, strukturat e sigurisë dhe administrata publike janë plotësuar. Për këtë konsideroj se i kemi të gjitha parakushtet të presim vendim pozitiv për marrje të datës për fillim të negociatave për anëtarësim në BE. Ne e kemi merituar është vendimi pozitiv për marrje të datës për negociata.Zaev theksoi se në samitin e Berlinit të gjitha diskutimet fillonin e mbaronin me suoperlativa për marrëveshjen e Prespës, si një shembull i mire për gjithë rajonin.