Kryetari i Partisë Demokratike ka mbledhur sot opozitën e bashkuar, ku është bërë prezantimi i platformës për Zgjedhje të Lira e të Ndershme dhe detyrat e qeverisë tranzitore. Kjo platformë, tha Basha, se nuk ka pasur qëllimin kryesor për të bërë "bujë", por e ka cilësuar si esencial për zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
"Edi Rama është identifikuar si përdhunues seriali zgjedhjeve, mjafton që mos të jetë kujdestar i zgjedhjeve të ardhshme. Pushtetin në tavolinë e ka marrë Edi Rama dhe nuk e kërkojmë ne. Ne kërkojmë që qytetarët të vendosin me votën e tyre. Nuk është në kuadër të sensasionit eksitues, por esenciale për zgjedhjet", tha Basha.
Platforma është e ndarë në 10pika kryesore, në të cilën përfshihet roli i policisë në zgjedhje, ngritja e një strukture të posaçme që do të ndjekë e rastet e presionit mbi zgjedhësit, sidomos atyre në administratë, votimi fiktiv i administratës etj.
Në këtë takim janë krerët e partive aleate të PD. Në sy bie mungesa e Vagjel Dules, e ndërsa ndryshe nga takimet e tjera, i pranishëm është edhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi.