Kryeministri Edi Rama për herë të parë ka folur me detaje në lidhje me ndryshimet që pritet të pësojë Kodi Penal.
Në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, kryeministri solli në vëmendjen shqetësimet e fundit të opinionit publik, siç është dhuna në protesta ndaj punonjësve të policisë së shtetit, pengimi i zgjedhjeve, dhuna ndaj mjekëve, e drejta e autorit, shfrytëzimi i kafshëve nga njeriu duke i dhunuar, e deri tek humbja e jetëve në duart e bluzave të bardha, dhuna në krye të detyrës.
"Sot duhet të ndaj me ju dhe me publikun nismën tonë më të re parlamentare për disa ndryshime në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë. Këto ndryshime janë rezultat i përvojës në disa sektorë dhe i shqetësimeve të opinionit publik dhe grupeve të interesit. Nisma është e hapur për përmirësim të mëtejshëm. Duhet të organizojë një tryezë publike me grupet përkatëse të interesit për të rakorduar vendimet finale përpara votimit në seancën penale.
Parti apo individë që duan të kthehen në zjarrvënës të zgjedhjeve ka një kapitull të veçantë në Kodin Penal. Në këtë aspekt Kodi Penal nuk ka nevojë për asnjë ndryshim sepse përbën një bazë solide në mbrojtje të procesit zgjedhor.
Kodi Penal ka nevojë për ndryshim duke filluar nga siguria ushqimore. Kemi bërë jo pak progres në këtë drejtim. Produktet tonë bujqësore, janë plotësisht të shëndetshme dhe për këtë mjafton një fakt. Në 300 mijë ton produkte të eksportuara në BE asnjë kamion nuk është kthyer për shkelje të standardeve. Duhet t'i rezervojmë ndëshkimin e heqjes së ushtrimit të aktivitetit
Dhuna është shqetësim për njerëzit në krye të detyrës. Politika në vend që ta ndalojë e ka stimuluar. Që nga salla e parlamentit dhe në çdo m katror të vendit
Që nga kundërshtimi deri te prekja ndaj uniformave blu
Dhuna ndaj bluzave te bardha
Dhuna në fushat e futbollit ku në vend që të jepen shfaqe edukimi jepen shfaqje dhune, do trajtohen në Kodin Penal
Dispozita për dënimin e këtyre fenomeneve kanë mangësi
Nevoja e ndryshimit të Kodit Penal në mbrojtjen e të drejtave të autorit ka disa parashikime të pamjaftueshme, por dispozitat nuk janë të plota dhe nëse i krahasojmë me ndëshkimet në ato të vendeve të BE dhe SHBA janë qesharakë.
Kemi ndaluar me ligj lojërat e fatit, po duhet të ndalojmë me ligj lojërat e fatit në mënyrë të paligjshme.
Në lidhje me rendin dhe qetësin publike ka nevojë për ndërhyrje sepse ankesat e qytetarëve lidhur me zhurmat dhe rrëmujat vazhdojnë. Një komunitet i tërë merret peng përmes ping-pongut