Aletatë e kryedemokratit Lulzim Basha nga ?Grupimi i Qendrës së Djathtë? janë ndalur në qytetin e Durrësit ku kanë zhvilluar një bashkëbisedim mbi situatën në vend me strukturat dhe simpatizantët e partive që drejtojnë.
Krerët e partive opozitare, me qëndrimin e unifikuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme, kanë sqaruar arsyet pse kanë ndërmarrë këtë nismë dhe gjithashtu, kanë njohur mbështetësit e tyre me ?Platformën për marrëveshje kushtetuese? me 12 pika të cilën e shohin si një pikënisje për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale që ka kapur vendin.
Në union ata i kanë kërkuar një ditë më parë presidentit Meta që të thërrasë një tryezë politike me përfaqësues të opozitës dhe mazhorancës, për zgjidhjen e ngërçit politik. Në përfundim të takimit i bërë thirrje qytetarëve të angazhohen në moslejimin e zgjedhjeve farsë si dhe t?i bashkohen protestës së opozitës në datën 11 maj.