#rtvora
Biznesi ka ngritur si shqetësim gjendjen e rënduar të infrastrukturës rrugore në vend. Gjergj Buxhuku deklaron se mungon totalisht mirëmbajtja duke u kthyer në një problem për zhvillimin ekonomik dhe investimet e huaja. Buxhuku bën apel për më shumë transparencë në përdorimin e fondeve publike.
Ministrja e Infrastrukturës ka harruar të mirëmbajë disa nga akset kryesore rrugore.
Gjegj Buxhuku, administrator i Konfindustrisë, bën me dije se kjo situatë bëhet edhe më shqetësuese duke qenë se jemi në prag të sezonit turistik.
Sipas Buxhukut shqetësuese për bizneset është gjendja sidomos në akset Gosë-Rrogozhinë, Tiranë-Ndroq dhe Përmet-Çarshovë.
Gjegj Buxhuku: Infrastruktura rrugore është në gjendje të vështirë. Në shqetësimet që kanë ardhur nga bizneset mund të veçojmë disa akse të cilat janë me gjithë mend në gjendje të vështirë. I pari është aksi me rëndësi kombëtare në rrugën Plepa-Rrogozhinë, në segmentin Gosë-Rrogozhinë. Praktikisht jemi në fillimin e shkatërrimit të rrugës nëse nuk do të ndërhyhet menjëherë. Po kështu mjaft shqetësues është aksi Përmet-Çarshovë, i cili praktikisht është i shkatërruar, nuk ka qarkullim, duke falimentuar bizneset.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/balluku-le-rruget-rrugeve-buxhuku-shume-akse-jane-ne-gjendje-te-shkaterruar
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz