RTV Ora - 1 Maji me protesta, mësues e minatorë në rrugë

2019-05-28 1

#rtvora
Mësuesit, minatorët dhe shoqëria civile zhvilluan protesta në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. Me këtë rast ata kërkuan nga shteti më shumë vëmendje, paga më të larta dhe përmirësim të kushteve të punës veçanërisht në aspektin e sigurisë në punë pasi në gjashtë vitet e fundit kanë humbur jetën 112 persona si pasojë e kushteve të rënda dhe mungesës së sigurimit teknik.

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve në Tiranë u përkujtua me protesta. Mësuesit kërkuan më shumë vëmendje nga shteti duke apeluar për pagë më të larta dhe rritje të cilësisë së arsimit.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit Vlorë: Zonja Ministre jemi këtu me një kërkesë shumë minimale. Kërkojmë rritje 20% të pagës, ju që nga 2013 e keni rritur vetëm 7%. 20% është vetëm një kafe. Ju nuk mendoni të rrisnin pagat tona, ju mendoni vetëm të bëni korrupsion dhe të shkatërroni arsimin publik. Ju nuk mund ti përgjigjeni kërkesave më minimale që kanë mësuesit. Në MAS po shkatërrohen tekstet, po dalin tekste që janë me vulgarizma dhe gabime shkencore. Po shkatërrojnë arsimin dhe cilësinë e tij. Ju si titullare e këtij institucioni nuk prononcoheni. Ju uroj që këtë ditë ta kaloni mirë duke pirë atë verën e shtrenjtë por dhe me një detyrim që gjitha këto pyetje që ju shtrojmë të na thërrisni ti diskutojmë së bashku sepse përndryshe ne do të përshkallëzojmë protestën tonë në gjithë Shqipërinë me 36 mijë mësues.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/1-maji-me-protesta-mesues-e-minatore-ne-rruge

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange