Kryeministri Edi Rama refuzoi titullin "Qytetar Nderi i Dibrës", megjithatë kjo nuk e ka ndaluar Astrit Ademin që të heq dorë nga ideja e tij, madje premton se do t'i bëjë bust Edi Ramës.
Astrit Ademi është këshilltar i pavarur në Bashkinë e Dibrës dhe ka qenë ai që ka hedhur propozim për të nderuar kryeministrin Rama me këtë titull, për kontributin e dhënë në ndërtimin e Rrugës së Arbrit. Ademi rrëfen se premtimet e kryeministrit nuk i mori shumë seriozisht, pas një deklaratë të tillë e ka dëgjuar nga shumë politikanë në 28 vite, por thekson se ndryshe nga ta, Rama e bëri realitet. Ai tha se bustin Ramës, do ia bëj si individ dhe jo si kryeministër.
?E para është se kjo rrugë ka 28 vite që gënjejnë udhëheqësit dhe më në fund Rama e premtoi edhe unë i kam thënë shprehimisht që: Do ta na gënjesh edhe ti si gjë të tjerët. Faktikisht ai nuk ka gënjeu. As kam bërë bisedë me stafin e kryeministrit, as më stafin e Bashkisë. Ajo ishte një ide personale e imja si këshilltar i pavarur. Është një mirënjohje e popullit të Dibrës për atë rrugë që ne e kemi pasur ëndërr. Unë do të thosha edhe një gjë tjetër për këtë, që ditën kur ta mbarojë do t?i bëjë një bust Ramës, jo kryeministrit por Edi Ramës. Ku të jetë më i përshtatshëm do t?i bëj një bust me paratë e mira. Sepse është një tmerr të nisesh për Tiranë është tmerr për çdo dibran?, u shpreh këshilltar i pavarur në Bashkinë Dibër.