Report TV -Arena Kombetare jo gati, Shqipëri-Moldavi do luhet në 'Elbasan Arena'

2019-05-28 3

Stadiumi i ri ?Arena Kombëtare? nuk është gati dhe ndeshja Shqipëri-Moldavi do të luhet në ?Elbasan Arena?.

UEFA në faqen zyrtare ka përcaktuar më në fund stadiumin ku do të luhet ndeshja e 11 qershorit e vlefshme për eliminatoret e ?Euro 2020?. Muaj më parë FSHF deklaronte se ky takim do të luhej në stadiumin e ri dhe do të ishte ndeshja inauguruese e impiantit modern, por mesa duket stadiumi nuk do të jetë gati për të përfunduar të paktën deri më 11 qershor.

Në kantier punimet vijojnë intensivisht, por gjithsesi duket se nuk mund të përfundojnë në kohë për takimin e katërt kualifikues të Shqipërisë. UEFA ka pritur nga FSHF emrin e stadiumit se ku do të luhet ndeshja me Moldavinë dhe madje për ditë me radhë në faqen e institucionit europian të futbollit vetëm për këtë përballje nuk ishte përcaktuar stadiumi. Por tashmë nëse viziton faqen e UEFA-s sheh se ndeshja Shqipëri-Moldavi do të luhet në Elbasan më 11 qershor në orën 20:45.

Kontaktuar nga Report TV, është konfirmuar se ka qenë vetë FSHF që e ka njoftuar UEFA-an se "Arena Kombëtare" nuk do të përfundojë më 11 qershor dhe se ndeshja Shqipëri- Moldavi është përcaktuar të luhet në "Elbasan Arena". FSHF njofton se vijon puna në "Arenën Kombëtare", ku aktualisht ka filluar shtrimi i fushës.