'Policia po lëviz!' Kush është i gjashti që i jepte sinjal grabitësve të Rinasit?

2019-05-28 0

Zbardhen bisedat e telefonike të grabitësve që hynë më9 prill në pistën e Rinasit me një person të gjashtë, i cili qëndronte në parkingun e Aeroportit dhe orientonte grabitësit për lëvizjet brenda pistës por edhe jashtë. Policia është vënë në kërkim të kordinatorit, I cili deri më tani nuk është identifikuar, ndërsa dy numrat e telefonit që u përdorën nga grabitësit rezultojnë të jenë blerë në treg të zi dhe janë regjistruar në emër të dy të moshuarve që nuk kanë lidhje me grabitjen, por u është përdorur identiteti për blerjen e numrave.

?Po lëviz Policia?, ka qenë telefonata e koordinatorit drejt grupit që po kryente grabitjen e 5.7 milion eurove në pistë, ndërsa nga analizimi i qelizave telefonike rezulton se kjo telefonatë nga numri i personit në kërkim drejt telefonit të grupit, është fiksuar nga antenat që ndodhen pranë aeroportit çka ka bindur hetuesit se ai ka ndjekur dhe koordinuar veprimet. Ndërkohë që nga të dy numrat e telefonit, hetuesit kanë rigjeneruar vetëm këto biseda dhe nuk rezulton që këto telefona të jenë përdorur më parë.

Sa i përket tre furgonave të përdorur në grabitje, rezulton se që të tre janë vjedhur në Kosovë dhe pasi kanë hyrë ilegalisht në Shqipëri u është ndryshuar numri i shasisë dhe u janë vënë targa false. Nga analizimi tre mjeteve, dy Mercedez Vitto të djegura dhe një Chervolet model amerikan, hetuesit kanë siguruar edhe prova të tjera që po ekzaminohen që mund t'i lidhin me grabitësit e përfshirë.

Më 9 prill 5 persona hynë në pistën e avionëve në aeroportin e Rinasit, me një furgon të modifuar me mbishkrimin "Hetimi Tatimor", ndërsa njëri prej grabitësve, që dyshohet të ketë qenë ndër organizatorët, Admir Murataj, u vra nga policia gjatë shkëmbimit me armë zjarri teksa grabitësit po kalonin thasët me para në një furgon të dytë me të cilin u arratisën në një rrugë dytësore pranë aeroportit. Deri më tani janë arrestuar disa persona që kanë qenë në pistë, bashkëpunëtorë të tyre, dhe personi që modifikoi furgonin Alkond Bengasi që është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë dhe ka zbërthyer thuajse të gjithë grupin. Në kërkim janë vëllezërit Klement dhe Eldi Çala, Talo Çela, Aleks Pepa dhe dy ish efektivë policie, një mashkull dhe një grua.

Free Traffic Exchange