Mbyllen hetimet për kokainën e Maminasit/ 3 të akuzuar, Çekajt akuza me postë në Gjermani

2019-05-28 0

Vetëm tre persona do të përballen me drejtësinë për trafikimin e 613 kg kokainë nga Amerika Latine të sekuestruara në Maminas shkurtin e vitit 2018.

ReportTv ka mësuar se janë drejt fundit hetimet për këtë dosje dhe pritet që brenda kësaj jave t'i komunikojnë akuzat tre të dyshuarve si pjesë e këtij trafiku.

Ata janë Armando Pezaku shoferi i trajlerit me të cilin u bë transporti i kontenierëve nga porti i Durrësit deri në kapanonin e kompanisë ?Arbër Garden?, menaxheri i kompanisë së bananeve Donaldo Lushaj, si dhe pronari i kësaj firme Arbër Çekaj.

?Grup i strukturuar kriminal, trafik ndërkombëtar narkotikësh dhe vepra penale të kryer në kuadër të grupit kriminal? janë ndër akuzat që prokuroria ka ngritur ndaj tre të dyshuarve të cilët hetohen prej 14 muaj.

Me anë të letër-porosisë nëpërmjet ambasadës pritet që Çekajt akuza t'i komunikohet në Gjermani atje ku ai mbahet që pas ndalimit nga autoritetet gjermane.

Për Çekajn është kërkuar ekstradimi në Shqipëri por pas më shumë se një viti ende drejtësia gjermane nuk ka dhënë dakordësinë.

Kompania e Arbër Çekajt, ?Arbër Garden? qëndron nën sekuestro preventive që pas zbulimit të rrjetit të trafikut ndërsa pritet që pasuritë e tij t'i nënshtrohen edhe verifikimi sipas ligjit Anti-mafia, - bënë me dije burime pranë grupit hetimor.

Gjatë fazës së hetimeve dy të arrestuarit në rolin e shoferit dhe menaxherit të kompanisë kanë kërkuar lirinë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, por masa ndaj tyre ka mbetur ajo e arrestit me burg edhe në Shkallë të Parë edhe në Apel.

Free Traffic Exchange