Rreze Dielli, 1 Maj 2019 – I ftuar Altin Veshti

2019-05-28 0

Altin Veshti është nga ata njerëz që në qarqet profesionale njihet shumë mirë, dhe ka gati 10 vjet që është rikthyer në Shqipëri, pas shkollimit, specializimit dhe përvojave profesionale në vende të huaja, dhe vijon të kryejë me qindra ndërhyrje të suksesshme duke shpëtuar jetë fëmijësh, në fakt në një moment kur duket se shumica e mjekëve kanë tendencën të largohen jashtë shtetit. Pas qindra ndërhyrjesh të suksesshme, i fokusuar tashmë në kardiokirurgjinë pediatrike, mjeku Altin Veshti, njëkohësisht edhe pedagog në Fakultetin e mjekësisë i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin ?Rreze Dielli? tha se kthimi në Shqipëri ka qenë i vështirë, por për të parësore ka mbetur kënaqësia që merr nga puna fisnike që bën.

Free Traffic Exchange