http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Venezuela vazhdon të jetë në tension. Udhëheqësi i opozitës dhe presidenti i përkohshëm i vetëshpallur Juan Guaido, doli në rrugët e Karakasit bashkë me trupat ushtarake për të rrëzuar presidentin Nikolas Maduro.?Sot neve na mbështesin ushtarë të guximshëm, patriotë të guximshëm, njerëz të guximshëm që e mbështesin kushtetutën tonë?, tha Gauido në një video të shpërndarë në mediat sociale.Por besnikët e Maduros ndërhynë dhunshëm për të shpërndarë protestuesit. Ata madje përdorën edhe gazin lotsjellës ndaj demonstruesve.Në rrjetet sociale janë shpërndarë edhe video ku shihen se si mjete të blinduara të ushtrisë që mbështesin Maduron, shkelin disa nga protestuesit. Për pasojë më shumë se 100 persona kanë mbetur të plagosur.Qeveria socialiste e Venezuelës e udhëhequr nga Maduro, e cilësoi përpjekjen një grusht shteti. Vetë presidenti në një konferencë për shtyp i përshkroi mbështetësit e Guaidos si një ?grup i vogël? njerëzish plani i të cilëve sipas tij kishte dështuar.Nikolas Maduro: ?Prokurorët do të nisin ndjekje penale për krimet e rënda që janë kryer kundër Kushtetutës, sundimit të ligjit dhe të drejtës për paqe.?Ndërkohë lideri opozitar Guaido, i mbështetur nga më shumë se 50 vende përfshirë dhe SHBA-të, u bëri thirrje mbështetësve të protestojnë sërish në rrugët e Karakasit në atë që ai e cilësoi ?faza finale? e planit për të larguar Maduron.SHBA-të njoftuan se në mesin e trazirave Maduro ishte gati të largohej nga vendi për të shkuar në Kubë, por Rusia e bindi të qëndronte në Venezuelë.Presidenti amerikan Donald Trump me anë të një postimi në Twitter, i bëri thirrje qytetarëve se Uashingtoni qëndron me ?njerëzit e Venezuelës dhe lirinë e tyre?. Madje ai kërcënoi një ?embargo të plotë?]? dhe sanksione mbi Kubën nëse trupat e saj nuk ndalojnë operacionet në Venezuelë.Edhe Bashkimi Europian ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje.