“Nga e Para” ndryshon jetën e familjes Nikolli - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-28 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV ?Extreme Makeover Home Edition Albania? ka risjellë serish mbrëmjen e djeshme një tjetër histori njerëzore e cila tërhoqi vëmendjen e audiencës ne Vizion Plus.Këtë here ne fokus ishte historia e familjes Nikolli, e përberë prej 7 anëtarësh, katër fëmijë e tre te rritur.Sulltanja është nga Dibra, ajo ka ardhur ne Tirane 26 vite me pare dhe me pas u vendos familjarisht ne zonën e Kombinatit ku edhe ndërtuan shtëpinë qe jetojnë aktualisht. Kryefamiljari, Genci është invalid e si i tille nuk është i afte për pune.Te ardhurat e familjes janë fare te pakta. Jetesa e tyre ka hasur ne vështirësi te mëdha ekonomike. Por me te vështira gjerat u bene me kalimin e viteve, kur tek fëmijët filluan te shfaqeshin probleme te ndryshme shëndetësore.Kryesisht tek Elvira 10-vjeçare e cila ne moshën 2-vjeçare ka kryer ndërhyrjen e pare kirurgjikale pas një infeksioni urinar i cili i preku edhe njërën veshke, e ne vitin 2016 mjeket vendosen qe veshka duhej te hiqej pasi shëndeti i vajzës po rendohej gjithnjë e me shume.Stafi i ?Nga e Para? trokiti ne derën e kësaj familjeje për te risjellë shpresën e për te nisur se bashku me ta një rrugëtim te ri. Emocionet nuk mungojnë, dhe teksa marrin lajmin ata nuk gjejnë fjalët.Përpos vështirësive te hasura ne zbatimin e projektit, gjithçka ne fund përfundoi me sukses fale punës se arkitekteve dhe stafit. Ndryshimi ishte i prekshëm, për me tepër për anëtarët e familjes Nikolli qe nuk arrinin ti besonin syve për atë qe kishte ndodhur ne banesën e tyre.Gjithçka u nis dhe përfundoi sipas parashikimit.?Nga e Para? premton te tjera surpriza te këndshme ne ekranin e Vizion Plus.