Report TV - EKSKLUZIVE/ Zbardhen përgjimet! Agjentët 315 e 317 që çuan në burg mikun e Çapjave

2019-05-28 0

Dy agjentë me numra serialë ?315? dhe ?317? janë ata që çuan prapa hekurave Klajdi Gjeëin, Klaudio Trungun, si dhe katër persona të tjerë si persona që ishin përfshirë në tregtinë e drogës në Elbasan dhe Tiranë. Hetimi disa mujor i prokurorisë së Elbasanit, ka zbardhur mënyrën se si vepronin shitësit e Kokainës në dy qytete, ku për klientët që blinin lëndën narkotike, premtonin se do u gjenin dhe vajza gratis, për dëfrim.Një ofertë e tillë i është bërë agjentit ?315? nga i arrestuari Skënder Pllumbi. Policia dhe prokuroria e Elbasanit kanë kryer një sërë përgjimet duke dokumentuar veprimtarinë kriminale të 6 personave. Për shkak se në shitjen e kokainës ishin të implikuar më shumë persona, policisë i është dashur të futë në aksion dhe një agjent tjetër të koduar me numrin ?317?. Për blerjen e drogës personat flisnin në mënyrë të koduar, duke pohuar se kërkonin ?...një serbator e gjysmë naftë...?.

Sipas të dhënave nga policia e Elbasanit mes personave që shiste kokainë ishte dhe Klaudio Trungu, i cili është menaxheri i lokalit ?My Brother?, që dyshohet se i përket njërit prej anëtarëve të fisit ?Çapja? në Elbasan, Bledar Muçës.

?Shqiptarja.com? mëson se në kuadër të këtij hetimi, janë realizuar 9 takime ndërmjet agjentit të policisë gjyqësore me numër të koduar ?315? dhe Skënder Pëllumbi, të autorizuara nga gjykata, nga të cilat në gjashtë raste është blerë lëndë narkotike në sasi të ndryshme, kjo e vërtetuar edhe nga aktet e ekspertimit kimik të lëndës së blerë. Konkretisht këto sasi lëndësh narkotike janë siguruar nga shtetasi Skënder Pllumbi, te personat nën hetim.