#rtvora
Raporti i portalit më të madh për indeksin e shëndetit dhe cilësinë e jetës e ka rënditur Shqipërinë dobët, në vendit e 82 nga 84 vendet të marra në shqyrtim. Por, Instituti i Shëndetit Publik e ka kundërshtuar këtë raport duke thenë se është i dyshimtë dhe pa burime zyrtare.
Shqipëria ka performuar dobët në shëndetësi. Portali "Numbeo" në studimin e tij për për cilësinë dhe kostot e jetesës e rëndit Shqipërinë në vendin e 82 nga 84 vendet që janë marrë në shqyrtim në Europë për sa i përket Indeksit të Shëndetit.
Të dhënat e mbledhura në vitin 2017 tregojnë se Shqipëria ka shënuar 52.7 pikë nga 100 që janë në total.
Në krahasim me vendet e rajonit, Beogradi renditet në vendin 76 me me 55.8 pikë, e ndjekur Sarajeva në vendin e 62 me 63 pikë dhe nga Shkupi në vendin e 59 me 63.2 pikë.
Por, instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri ka reaguar në lidhje me të dhënat e portalit Numbeo duke thenë se raportet që hartojnë indekse të agreguara me qëllim krahasimi të sistemeve shëndetësore mes vendeve të ndryshme, janë jo vetëm metodologjikisht të dyshimta, por edhe të bazuara në burime informacioni jozyrtare.
Sipas ISHP, renditja e ?Numbeo? është një renditje e bazuar në një anketë me 10 pyetje të cilën mund ta plotësojë sipas perceptimit vetjak çdo vizitor i faqes.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shqiperia-dobet-me-shendetin-renditet-ne-vendin-e-82
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz