#rtvora
Policia e Tiranës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje.
Arrestimi i shtetasit E. A., 30 vjeç, banues në Sarandë u bë pas telefonatës së bërë nga qytetarët.
"Forcat "Shqiponja" në DVP Tiranë, me marrjen e njoftimit nga numri unik 112 për një të kërkuar, organizuan punën duke bërë të mundur në rrugën "George Ë. Bush", kapjen e shtetasit E. A., 30 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta", sqaron policia.
Ngjarja për të cilën akuzohet 30-vjeçari
Më datë 19.12.2016, rreth orës 14:40, në lagjen Nr. 1 Sarandë, ky shtetas në bashkëpunim me vëllanë e tij, kanë qëlluar me sende të forta (shkop bejsbolli) dhe mjete të mprehta (thikë), shtetasin Xh. H., duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup.
Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga Komisariati i Policisë Sarandë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tirane-sarandioti-i-shpallur-ne-kerkim-arrestohet-pas-denoncimit-te-qytetareve
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz