RTV Ora - Burri vret gruan me levë në Memaliaj pak ditë pasi ishin zhvendosur nga Tirana

2019-05-28 2

#rtvora
Viktima e tetë e krimit në familje prej fillimit të vitit u shënua në një fshat malor të Memaliajt. Atje burri 63-vjeçar vrau me sende të forta bashkëshorten 10 vjet më të vogël. Skënder Hoxha fillimisht mohoi akuzën, por u dorëzua në polici ku rrëfye se krimi ndodhi pas një debati me gruan.

Memaliaj- Antoneta Hoxha u bë gruaja e tetë viktimë e krimit në familje. 53-vjeçarja u vra me mjete të forta nga bashkëshorti i saj, Skënder Hoxha në fshatin Valagat të Memaliajt. Fillimisht ai mohoi të ishte autori, por gjatë marrjes në pyetje në policinë lokale rrëfeu se e kishte vrarë gruan pas një konflikti familjar.

Burimet thanë se fillimisht ata debatuan verbalisht dhe në atë kohë, 63-vjeçari e ka qëlluar bashkëshorten me levë.

Ai u vu në pranga dhe çështja tashmë do ti kalojë Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë. Në orët e para të mëngjesit, burri ka njoftuar kryeplakun e fshatit ku i ka treguar se kishte vrarë gruan.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/gjendet-e-pajete-53-vjecarja-ne-memaliaj-ka-demtime-ne-koke-e-trup

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz