Samiti i Berlinit nuk afron Kosoven dhe Serbine

2019-05-28 0

Pritshmëritë ishin të shumta rreth samitit informal të Ballkanit Perëndimor në Berlin. Çështja më e nxehtë, nga e cila pritej edhe më shumë, ishtë padyshim dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Por dy organizatorët, Kancelarja Angela Merkel dhe Presidenti Emmanuel Macron, nuk arritën të gjenin një emërues të përbashkët. DW raporton se dy liderët dështuan të bindin Thaçin e sidomos Haradinajn të tërheqin taksën 100% për importet serbe, çka është edhe parakushti i Serbisë për të vijuar dialogun.

Megjithatë zyra e Angela Merkel njoftoi se Prishtina dhe Beogradi ranë dakord të vijojnë përpjekjen për të zgjidhur konfliktin, me ndërmjetësimin e BE.

Në këtë draft përfundimesh të publikuar nga Kancelarja gjermane, i cili nuk u firmos nga liderët, thuhet se pjesëmarrësit në samit e theksuan angazhimin e tyre të palëkundur ndaj demokracisë, shtetit ligjor, luftës kundër korrupsionit dhe forcimit të rolit të shoqërisë civile dhe pavarësisë të medias.

Por muri i ngritur nga Thaçi e Haradinaj rreth taksës, nuk ishte pa pasoja. Sipas DW, Presidenti kosovar shprehu zhgënjimin se Emmanuel Macron këmbënguli për mosliberalizim të vizave për Kosovën, duke argumentuar me përvojën e keqe të Francës pas liberalizimit të vizave me Shqipërinë dhe Gjeorgjinë, ku u shtua numri i emigrantëve të parregullt dhe i kriminalitetit nga këto vende.

Për Presidentin serb Aleksandër Vuçiç, Samiti i Berlinit nuk solli asgjë të re. Edhe kreu i shtetit serb konfirmoi vijimin e përpjekjeve për bisedime me Prishtinën, në praninë e BE.

Tv Klan

Free Traffic Exchange