Qendër e re shëndetësore në Velipojë, Manastirliu: Plan masash për sezonin veror

2019-05-28 0

Rindërtohet qendra shëndetësore Velipojë plazh, duke siguruar standard të lartë shërbimi për banorët por edhe turistët e shumtë që frekuentojnë këtë zonë gjatë sezonit veror.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu pa nga afër investimin në qendrën shëndetësore të Velipojës, e cila u rehabilitua në kuadër të programit të 300 qendrave shëndetësore moderne.

?Prej më shumë se 6 vitesh kjo qendër nuk funksiononte, ndërsa sot ofron standardin më të lartë të shërbimit parësor?, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se me investimet për rehabilitimin e 100 qendrave shëndetësore dhe ambulancave gjatë 2019, do të përparësohen pikat në zonat turistike. Manastirliu prezantoi edhe planin e masave të Ministrisë së Shëndetësisë për sezonin turistik.

?26 qendra shëndetësore do të jenë të hapura 24/7 për turistët gjatë këtij sezoni veror, me 60 mjekë dhe 80 infermierë personel shtesë, për të siguruar shërbim në kohë, afër vendpushimit të qytetarëve. Çdo qendër shëndetësore do të jetë e pajisur me barnat dhe materiale mjekësore të nevojshme për çdo emergjencë?, tha Manastirliu.

Qendrat shëndetësore verore do të jenë të përforcuara edhe me shërbimin e urgjencës në territor, me rrjetin e autoambulancave të shpërndara në 17 postacione përgjatë vijës bregdetare dhe zonave me fluks të lartë turistësh.

?Falë investimit në 37 autoambulanca të reha që i janë shtuar flotës së urgjencës mjekësore, sigurojmë shërbim më të shpejtë dhe më cilësor për qytetarët dhe turistët gjatë këtij sezoni veror?, u shpreh Ministrja Manastirliu.

Plani i masave për sezonin veror përfshin edhe kontrollet e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor para dhe gjatë sezonit.
?Inspektoriati shëndetësor po intensifikon kontrollet përgjatë gjithë zonës turistike, në bare, restorante apo subjekte akomoduese, duke lënë detyrat për përmirësimin e standardeve, për ti paraprirë sigurisë që këto subjekte duhet të ofrojnë për qytetarët?, tha Manastirliu.

Mbi 40 mijë qytetarë morën shërbim në qendrat shëndetësore verore gjatë vitit të kaluar, ndërsa ka nisur puna për finalizimin e planit të masave për t?ju përgjigjur më shpejt dhe me cilësi turistëve, për një sezon turistik të sigurtë.

Free Traffic Exchange