Për herë të parë Elva Margariti në Komisionin e Medias, 'raporton' për Pazarin e Gjirokastrës

2019-05-28 0

Për herë të parë pas katër muajsh në krye të detyrës, ministrja e Kulturës, Elva Margariti mori pjesë në një dëgjesë në Komisionin e Medies, gjatë të cilit ndali tek ligji i ri për Trashëgiminë Kulturore dhe zbatimi i tij në qytetin e Gjirokastrës. Teksa renditi disa nga investimet që janë kryer në këtë qytet, pjesë e trashëgimisë botërore, nën mbrojtjen e UNESCO-s, ndali edhe tek puna e inxhinierëve edhe 16 mjeshtërve të kalldrëmit, që po vazhdon për projektin ?Rehabilitimi i infrastrukturës dhe restaurimi i kalldrëmeve në Pazarin Gjirokastër?.

?Në realizimin e misionit të MK-së, është krijuar një bashkëpunim i frytshëm me donatorë. Restaurimi i Qafës zë Pazarit ka përfunduar fazën e parë edhe ka konsistuar në restaurimin e 8 blloqeve. Restaurimi total ka qenë në rreth 5220 m katrorë. Janë restauruar fasada, korniza etj. Vendosja e biletarisë elektronike ka qenë një tjetër modernizim i ofruar në Gjirokastër. Projekti i rehabilitimit dhe infrastrukturës në Pazarin e Gjirokastrës është një investim i Bankës Botërore i kryer nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, edhe është rreth 138 mln lekë?.