Takimi me partitë e vogla, Meta: Asnjëherë nuk është vonë - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-28 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas takimit që zhvilloi këtë të martë me krerët e partive të vogla të Grupimit të Qendrës së Djathtë.Përmes një njoftimi për mediat, Presidenca ka bërë publike disa nga pikat e diskutuara dhe shqetësimet e ngritura nga vetë Meta për situatën politike të krijuar në vend.Në këtë takim kreu i shtetit ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me krizën serioze kushtetuese, institucionale dhe të përfaqësimit ku ka hyrë vendi.?Kreu i Shtetit theksoi se më herët kishte paralajmëruar domosdoshmërinë e vendosjes urgjente të dialogut për shmangien e përshkallëzimit të konfliktit. Ai nënvizoi se ka bërë çdo përpjekje për të nxitur zbatimin e reformës në drejtësi brenda afateve dhe parimeve kushtetuese që do të garantonin kontrollin e balancën e sistemit në një shtet funksional të së drejtës.Nëse kjo do të kishte ndodhur, kriza aktuale politike nuk do të kishte marrë këto përmasa.Kreu i Shtetit shprehu shqetësimin se mosregjistrimi i të gjitha partive opozitare të legjislaturës së fundit parlamentare rrezikon jo vetëm standardet e zgjedhjeve, por edhe pluralizmin politik në vend.Presidenti Meta thekson se nuk është dhe për të gjetur zgjidhje që do të rivendosnin normalitetin kushtetues, institucional dhe demokratik të vendit. Presidenti Meta nxit dialogun dhe zërat e arsyeshëm, për dekurajimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të krizës. Kreu i Shtetit do të vazhdojë kontributin e Tij, me të gjitha format e mundësitë për të kërkuar reflektimin e të gjithëve, me qëllim garantimin, jo vetëm të bashkëjetesës demokratike, por edhe ecurinë e suksesshme dhe të besueshme të reformave të lidhura me integrimin europian.?